Sport

United kërkon Zakarian

Foto: Reuters

Manchester Unitedi është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Denis Zakaria, njofton “Daily Star” të martën, transmeton Koha.net.

Liverpooli, Borussia Dortmundi e Atletico Madridi po ashtu po interesohen për transferimin e 23-vjeçarit. Mirëpo, Manchester Unitedi vlerësohet favorit për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës.

Zakaria ka shënuar dy gola dhe asistuar dy tjerë në 23 ndeshje me Moenchengladbachun në Bundesligë këtë stinor.

Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2022. Zakaria për Zvicrën ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.