Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini, për herë të parë në “Champions”

Union Berlini do të luajë për herën e parë në Ligën e Kampionëve.

Union Berlini këtë sukses e ka arritur të shtunën në xhiron e 34-t të Bundesligës gjermane, pasi fitoi ndaj Werder Bremenit në shtëpi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje për skuadrën vendëse e shënoi Rani Khedira, mesfushori 29-vjeçar.

Ai realizoi në minutën e 81-të të ndeshjes.

Union Berlini e përfundoi kampionatin në pozitën e katërt me 62 pikë. Werder Bremeni që luajti pa ndonjë presion në këtë ndeshje, e mbylli kampanjën në vendin e 13-të me 36 pikë.

Artikuj të ngjashëm