Union Berlini që drejtohet nga trajneri Urs Fischer ka kaluar në vendin e dytë në renditjen tabelore të Bundesligës.
Union Berlini të mërkurën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim te Ëerder Bremeni, dhe tani ka vetëm tri pikë më pak se lideri, Bayern Munichu, që kryeson.
Union Berlini para katër vjetësh u inkuadrua për herë të parë në elitën e futbollit të Gjermanisë dhe tani po rreshton sukseset.
Pavarësisht se ishte në disavantazh prej minutës së 13-të kur shënoi për vendësit Amos Pieper, gjeti forcën për t’u kthyer në lojë.
Barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Janik Habererit, ndërsa siguroi fitoren një minutë pas pushimit, me golin e Kevin Behrensit.
Union Berlini ka 33 pikë në vendin e dytë, kurse Werder Bremeni në vendin e 11-të ka 21 pikë.