Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini merr vendin e parë në Bundesligë

Union Berlini ka shënuar fitoren e pestë rresht, pavarësisht se ishte shumë e mundimshme dhe u ngrit në pozitën e parë në tabelë.

Skuadra nga Berlini shënoi fitore 2:1 ndaj Mainzit të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës.

Kevin Behrens në minutën e 32-të shënoi për 1:0, kurse Marcus Ingvartsen barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 78-të.

Golin e fitores vendësit e realizuan gjashtë minuta para se të mbyllej i gjithë takimi.

Jordan Siebatcheu ishte shënues i golit që e mban Union Berlinin sipër në tabelë.

Pas 19 xhirove, Union Berlini ka 39 pikë në vendin e parë, dy pikë më shumë se Bayerni që ka një ndeshje më pak.

Mainzi në vendin e 12-të ka 23 pikë.

Brajan Gruda hyri në lojë në minutën e 89-të të ndeshjes.

Për Grudën ishte ndeshja e dytë në Bundesligë.

Kishte debutuar në fund të ndeshjes kundër Dortmundit më 25 janar të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm