Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini nuk frikësohet nga Bayerni

Trajneri i Union Berlinit, Urs Fischer, është i vetëdijshëm se ndeshja e së shtunës në shtëpi ndaj Bayern Munichut, që luhet nga ora 15:30, do të jetë shumë e vështirë.

Megjithatë Fischer thotë se skuadra e tij e ka besimin se mund t’i shkaktojë telashe kampionit në fuqi të Gjermanisë në ndeshjen e xhiros së pestë.

Pas katër ndeshjeve, Bayerni dhe Unioni kanë nga tri fitore e një barazim. Bavarezët kanë goldallim më të mirë.

Fitorja e Union Berlinit do të bënte që të ngjitej në vendin e parë në tabelë për herën e parë në histori të klubit.

Bayerni është fitues i Bundesligës për dhjetë edicione rresht. Pra nuk kishte konkurrencë të denjë për një dekadë.

Kjo frikë që është ngjallur te kundërshtarët mund ta bëjë më të lehtë punën për 32 herë kampionin gjerman.

Edhe Bayerni në kërkim të fitores së radhës Futboll 8 muaj më parë Bayerni në kërkim të fitores së radhës

Union Berlini është i pamposhtur në Bundesligë në 11 ndeshjet e fundit. Humbja e fundit ka ardhur në udhëtim te Bayerni në muajin mars, kur u mposht 4:0.

Por në shtëpi, Unioni është shfaqur skuadër shumë e fortë. Ka humbur vetëm tri herë në Bundesligë në stadiumin e vet, që prej edicionit 2020/21.

Megjithatë, kjo skuadër nuk e ka mposhtur asnjëherë Bayern Munichun.