Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me punë të lehtë në fundjavë

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munichu, do të udhëtojë te skuadra e vendit të 15-të, Stuttgarti, për ndeshjen e xhiros së 23-të të elitës së futbollit gjerman.

Bavarezët, që kanë 46 pikë nga 22 ndeshje dhe janë lartë në tabelë, nuk pritet të kenë vështirësi në takimin e së shtunës që nis në orën 18:30.

Bavarezët i kanë fituar 12 vizitat e fundit te Stuttgarti, ndërsa kjo skuadër për herë të fundit kishte fituar në nëntor të vitit 2007, kur e mbronte titullin e kampionit të Bundesligës.

Kthimi i trajnerit Bruno Labbadia e ka bërë objektivin e qartë, mbetjen në elitën e futbollit gjerman.

Por, Stuttgarti është në formë jo të mirë, pasi ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit. Fitoi në Kupën e Gjermanisë, 2:1, kundër Paderbornit.

Si trajner, Labbadia i ka humbur 15 nga 16 ndeshjet e fundit me Bayernin, përfshirë 13 të fundit.

Nëse Bayerni shënon të paktën dy gola, do të bëhej skuadra e parë në Bundesligë që i shënon një kundërshtari 100 e më shumë gola si mysafir.

Edhe Bayerni e Stuttgarti përballen në finalen e Kupës gjermane Futboll 2 muaj më parë Bayerni e Stuttgarti përballen në finalen e Kupës gjermane

Në mesjavën që vjen, Bayerni do të ketë punë të vështirë në Ligën e Kampionëve, kur do të ballafaqohet me PSG-në në 1/8 e finales.

Ndeshjen e parë, bavarezët e fituan 1:0.

Skuadra tjetër pretendente për titull kampioni, Union Berlini, që ka tri pikë më pak se Bayerni, të shtunën nga ora 15:30 do të luajë në shtëpi kundër Koelnit.