Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini i pandalshëm

Union Berlini është i pandalshëm në vitin 2023.

Skuadra e Unionit ka shënuar fitoren e nëntë rresht në të gjitha garat, përfshirë dhe miqësoret në fillim të këtij viti.

Të shtunën në mbrëmje, fitoren e katërt të njëpasnjëshme në Bundesligë, Union Berlini e shënoi në udhëtim te Leipzigu, një tjetër kandidat për titull kampioni në Bundesligë.

2:1 në të mirë të mysafirëve u mbyll ndeshja e xhiros së 20-të.

Vendësit shënuan të parët në minutën e 24-t nëpërmjet Benjamin Henrichs, por rikthimi i madh i vizitorëve erdhi në pjesën e dytë.

Janik Haberer në minutën e 61-të dhe Robin Knoche nga penalltia në minutën e 72-të, vulosën çështjen e fituesit.

Edhe Leipzigu fiton ndaj Union Berlinit Sport Leipzigu fiton ndaj Union Berlinit

Union Berlini ka 42 pikë në 20 ndeshje, një më pak se Bayern Munichu lider dhe dy më shumë se Dortmundi i vendit të tretë.

Leipzigu mbetet prapa me 36 pikë.