Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Unë e di vrasësin e babait”, shokon deklarata e djalit të Maradonës

Djali i Diego Maradonës, Diego Jr, vazhdon të këmbëngulë se vdekja e legjendës argjentinase nuk ka ndodhur për shkaqe natyrale. Ai ka deklaruar se për këtë punë po zhvillohen hetime dhe si familje, i besojnë drejtësisë së Argjentinës, ka shkruar Tribuna.

“Ka një hetim të hapur. Ne, fëmijët e tij, kemi tepër besim në drejtësinë argjentinase. Jam i bindur se kjo nuk duhej të përfundonte kështu, babanë më kanë vrarë”, ka deklaruar djali i tij 37-vjeçar.

Ai është shprehur se nuk i takon atij ta thotë, por kjo “duhet të dalë në shesh”.

Image

“S’është puna ime ta them se kush e ka bërë këtë, por e kam një ide se kush e ka bërë, por s’do ta them...E lanë (Maradonën) t’i dorëzohej fatit, kur mund të ndërmerrej diçka. Kam premtuar: Deri në ditën e fundit të jetës do të luftoj për drejtësi”, ka shtuar djali i Maradonës.

Tutje, ai ka theksuar se ende s’e ka pranuar “plotësisht vdekjen e babait”.

“...Nuk mendoj se do ta pranojë ndonjëherë, s’ishte koha e duhur (për të vdekur v.j.)”.

Maradona ka vdekur në nëntorin e 2020-s. Një raport autopsie thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrale. Ishte 60-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm