Mediat argjentinase kanë raportuar se ka vdekur Diego Armando Maradona, në moshën 60 vjeçare, pas një sulmi kardiak gjatë ditës së sotme.
Gazetat argjentinase Clarin dhe Ole raportojnë se fituesi i Kupës së Botës mëngjesin e së mërkurës në kohë lokale, ka pësuar një arrest kardiorespirator dhe ka vdekur në qytetin Tigre, transmeton KOHA.
Së fundmi Maradoni i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku nga truri, pas një rrëzimi.
Tashmë janë publikuar disa foto të ambulancës jashtë shtëpisë së Maradonas.
Pas operacionit kishte staf mjekësor në shtëpinë e tij për t’ia kontrolluar gjendjen.
Artikuj të ngjashëm
-
“Vrasje nga pakujdesia”, ekipi mjekësor i Maradonës vihet para gjyqit mbi vdekjen e tij
-
Ekipi mjekësor që u kujdes për Maradonan do të gjykohet për vrasje
-
Tetë mjekë të akuzuar për vdekjen e Maradonës
-
Maradona kujtohet në ligën e Argjentinës
-
Trajneri legjendar i Argjentinës ende nuk e ka marrë vesh se ka vdekur Maradona