Ka përfunduar hetimi për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Tetë mjekë janë akuzuar për neglizhencë mjekësore, ndërsa u vlerësua se vdekja e tij ka mundur të shmangej, ka shkruar “football-italia” të enjten.
Njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Maradona, vdiq më 25 nëntor të vitit 2020, pas një sulmi në zemër.
Por, argjentinasi është dashur të ishte nën kujdesin e mjekëve pasi vetëm sa ishte liruar nga spitali për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjike.
Të enjten një gjykatë në Argjentinë ka ngritur akuza mbi tetë mjekë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatrin Agustina Cosachov dhe gjashtë anëtarë tjerë të stafit.
Artikuj të ngjashëm
-
“Vrasje nga pakujdesia”, ekipi mjekësor i Maradonës vihet para gjyqit mbi vdekjen e tij
-
Ekipi mjekësor që u kujdes për Maradonan do të gjykohet për vrasje
-
Maradona mund të kishte shpëtuar nëse do të kishte kujdes të duhur shëndetësor
-
Maradona e kishte parashikuar çfarë do të ndodhte në këtë Botëror
-
Dështon gjykimi në rastin e Maradonës