Barcelona po kërkon të shesë disa lojtarë për të balancuar financat pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Në mesin e lojtarëve që trajneri Ronald Koeman nuk llogarit është edhe Samuel Umtiti.
Mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit holandez. Barcelona është duke kërkuar skuadër për mbrojtësin francez për ta shitur gjatë kësaj vere.
Por, mediat spanjolle të martën kanë raportuar se lojtari u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të largohet. Përveç Umtitit, nga katalunasit mund të largohet edhe Philippe Coutinho dhe Miralem Pjaniqi.