Samuel Umtiti, mund të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji.
Problemet me lëndime dhe hapësira e vogël, ku është paraqitur në vetëm 7 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ka bërë që francezi ta mendojë largimin, transmeton KTV.
Për Umtitin, janë të interesuara tri klubet angleze, Manchester Unitedi, Arsenali dhe Tottenhami.
Ndërkaq, interesim, për qendërmbrojtësin francez, më herët kishte shfaqur edhe PSG-ja.
26-vjeçari, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.