Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani nënshkruan për Empolin

Portieri kosovar, Samir Ujkani, do të mbetet në Serie A edhe për edicionin 2022/2023.

Ujkani ka nënshkruar kontratë me Empolin, të vlefshme deri në verën e vitit 2023.

“Portieri kosovar i lindur në vitin 1988, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe do ta bartë fanellën me numër 22”, shkruan në njoftimin e Empolit.

Ujkani pritet të jetë rezervist edhe tek Empoli, siç ishte te skuadrat tjera që luajti në vitet e fundit.

Në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Torinos, ku i zhvilloi vetëm dy ndeshje për dy vjet dhe pranoi katër gola.

Ujkani është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Ai është kapiteni i parë. Vazhdimisht është ftuar edhe pse nuk ka pasur minuta në skuadrat ku ka luajtur.

Artikuj të ngjashëm