Portieri Samir Ujkani ka gjasa që sezonin e ri të paraqitet në Serie B. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën, se interesim për Ujkanin ka shprehur skuadra e Frosinones.
Bëhet e ditur se te Frosinone po e shohin Ujkanin si përforcim të duhur për portën në sezonin e ri. Thuhet se klubi është i gatshëm t’i ofrojë Ujkanin kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ujkani 34-vjeçar është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Empolin. Ujkani sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit nga Serie A dhe regjistroi vetëm një paraqitje, dhe atë në Kupën e Italisë.