Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani: Atmosfera në ekip është shumë e mirë, presim rezultat pozitiv

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll ka mbajtur një konferencë për shtyp para se të niset për Podgoricë, ku do të luaj me Përfaqësuesen e Malit të Zi, transmeton KTV.

Në këtë konferencë janë deklaruar Samir Ujkani e Fidan Aliti, të cilët janë shprehur se presin rezultat të mirë në këtë ndeshje:

"Kemi filluar përgatitjet me kohë dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe kjo është pozitive.Do të jetë një ndeshje e vështire por udhëtojmë për rezultat pozitiv", tha Ujkani. 

Ndërkaq Aliti u shpreh i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

"Jemi një grup i lojtarëve shumë i mire, deri tash ka shkuar gjithçka shumë mirë. Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen me Malin e Zi dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv", tha Aliti. 

Edhe Fidan Aliti përmend lojtarët e Turqisë që bëjnë diferencën Futboll Fidan Aliti përmend lojtarët e Turqisë që bëjnë diferencën

Ekipi i Kosovës do të përballet me atë të Malit të Zi këtë të premte në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për “Euro 2020”.

{gallery}