Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fidan Aliti përmend lojtarët e Turqisë që bëjnë diferencën

Fidan Aliti

Fidan Aliti (Foto nga arkivi)

Fidan Aliti është futbollisti i radhës i Kosovës që ka dhënë intervistë për mediumi turk “A Spor”. 

Pas Florent Hadërgjonajt, të shtunën, Aliti, futbollisti i Alanyasporit, është lajmëruar të dielën direkt në programin sportiv të “A Spor”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se i gjithë grupi te Kosova është në gjendje të mirë dhe i motivuar, ndërsa ka përmendur fuqinë e Turqisë. 

Ndeshja Kosova – Turqia luhet të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Është ndeshja vendimtare për avancim në Botërorin 2026. 

“Turqia ka vërtetë përfaqësuese të fortë. Ka lojtarë të klasës botërore në secilën pozitë. Lojtarët si Arda Guler, Kenan Yildiz, Hakan Çalhanoglu dhe Barish Alper Yilmaz, mund ta bëjnë diferencën”, ka deklaruar mbrojtësi Fidan Aliti.

Ai qëndroi në stol ndaj Sllovakisë dhe sërish mund të jetë zëvendësues.