Kosova të martën mbrëma luan ndaj Turqisë, në kampionatin e së cilës disa lojtarë “dardanë” po kalojnë formë të mirë.
Florent Hadërgjonaj, Milot Rashica dhe Fidan Aliti janë përballur shpesh me lojtarë që tani e përfaqësojnë Turqinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë të tre janë aktualisht në Superligën turke.
Formën dukshëm më të mirë për momentin në Turqi është duke e kaluar mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj 31-vjeçar është pjesë e Alanyasporit prej vitit 2023.
Në këtë edicion i ka zhvilluar 28 ndeshje në Superligën dhe Kupën e Turqisë, ndërsa kontributi i tij është tetë gola e po aq asistime.
Një gol e një asistim për Alanyasporin në 30 ndeshjet e këtij edicioni i ka Fidan Aliti, bashkëlojtari i Hadërgjonajt. Ai luan në mbrojtje.
Edhe futbollisti i krahut, Milot Rashica, është i rëndësishëm te Beshiktashi. Ai ka realizuar dy gola e pesë asistime në 29 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat për skuadrën e njohur turke.
Në të kaluarën në Turqi kanë luajtur edhe shumë lojtarë të tjerë të Kosovës. Vedat Muriqi ishte pjesë e Giresunsporit, Genclerbirligit, Rizesporit e Fenerbahçes. Në Superligën e Turqisë, shtatlarti 31-vjeçar i ka 37 gola e 14 asistime në 112 paraqitje. Në Kupën e Turqisë i ka nëntë gola e dy asistime në 27 paraqitje.
Kosova finalen e plejofit e siguroi në Bratislavë me fitoren historike 4:3 ndaj Sllovakisë. Hadërgjonaj u inkuadrua në minutën e 90-të, ndërsa nuk pati minuta për Rashicën e Alitin.
Shtatë lojtarë të formacionit titullar të Turqisë në fitoren ndaj rumunëve ishin nga kampionati turk, e që aktivizohen kryesisht te skuadrat e njohura Galatasaray, Fenerbahçe, Rizespor. Në total janë 14 lojtarë nga kampionati turk që përfaqësojnë Turqinë aktualisht.