Dy interpretime të ndryshme janë dhënë për incidentin ku i përfshirë ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti.
Incidenti mes Alitit dhe Leandro Trossardit ndodhi në ndeshjen që Beshiktashi e humbi 1:0 nga Alanyaspori të dielën mbrëma, në xhiron e dytë të Superligës së Turqisë.
Kapiteni i Alanyasporit, Aliti, ishte i përfshirë edhe në disa situata tjera diskutabile. Madje për to kishte reaguar skuadra e madhe nga Stambolli.
Beshiktashi, ndër të tjera, ka kërkuar penallti për një “shuplakë” të Alitit ndaj Leandro Trossardit. Në fakt ishte një shtyrje e dyanshme në zonë dhe Aliti e qëlloi në kokë Trossardin.
Për incidentet e së dielës, të premten dy interpretime të ndryshme kanë dhënë Kryetari i Komitetit Qendror të Referimit, Ferhat Gundogdu, dhe Drejtori i Gjyqtarëve Elitarë, Anthony Taylor.
“Situata është e hapur për interpretim, për këtë arsye nuk ka intervenuar VAR-i”, ka thënë Gundogdu, shkruan “Spor.haber7”.
Ndërkohë, ish-gjyqtari i njohur, anglezi Taylor, mendon ndryshe.
Taylor ka theksuar se ky incident ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it, dhe se intervenimi i VAR-it ka qenë i domosdoshëm.
“Incidenti Aliti - Trossard ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it. VAR-i duhej të ndërhynte. Ishte situatë që meritonte karton të kuq”, ka deklaruar Taylor.
MHK Elit Hakem Direktörü Anthony Taylor: (Fidan Aliti-Leandro Trossard pozisyonu hakkında)
— 🇪🇸KaraKartal🇹🇷 (@tfnyldzzl76) August 28, 2026
"VAR'ın sorumluluğunda. VAR müdahalesi gerekliydi. Kırmızı kart gereken bir pozisyondu." (Umut Eken)#MHKİSTİFA #TFFİSTİFA #FerhatGündoğduİstifa pic.twitter.com/IkhXREiW4H