КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Два тумачења „Алитијевог удара“

Фидан Алити

Dy interpretime të ndryshme janë dhënë për incidentin ku i përfshirë ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti. 

Incidenti mes Alitit dhe Leandro Trossardit ndodhi në ndeshjen që Beshiktashi e humbi 1:0 nga Alanyaspori të dielën mbrëma, në xhiron e dytë të Superligës së Turqisë. 

Kapiteni i Alanyasporit, Aliti, ishte i përfshirë edhe në disa situata tjera diskutabile. Madje për to kishte reaguar skuadra e madhe nga Stambolli. 

Бешикташ је, између осталог, тражио пенал због „шамарања“ Алитија Леандру Тросарду. У ствари, било је то двосмерно гурање у шеснаестерцу и Алити је ударио Тросарда у главу.

Për incidentet e së dielës, të premten dy interpretime të ndryshme kanë dhënë Kryetari i Komitetit Qendror të Referimit, Ferhat Gundogdu, dhe Drejtori i Gjyqtarëve Elitarë, Anthony Taylor. 

“Situata është e hapur për interpretim, për këtë arsye nuk ka intervenuar VAR-i”, ka thënë Gundogdu, shkruan “Spor.haber7”. 

Ndërkohë, ish-gjyqtari i njohur, anglezi Taylor, mendon ndryshe. 

Taylor ka theksuar se ky incident ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it, dhe se intervenimi i VAR-it ka qenë i domosdoshëm. 

“Incidenti  Aliti - Trossard ka qenë nën përgjegjësinë e VAR-it. VAR-i duhej të ndërhynte. Ishte situatë që meritonte karton të kuq”, ka deklaruar Taylor.