Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UFC-ja dënon fjalorin e McGregorit, irlandezi paralajmëron kthimin

Conor McGregor thotë se dëshiron të ecë para, pasi ka fyer bashkëshorten e Khabib Nurmagomedovit në një shkëmbim të mesazheve me luftëtarin rus në Twitter.

Irlandezi e quajti “peshqir” gruan e rusit, duke iu referuar veshjes së saj sipas fesë islame. Më pas shkroi edhe një postim ku tha se “është një dhi përfundi peshqirit”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Dy postimet i fshiu pas reagimeve të shumta, përfshirë edhe të Nurmagomedovit, i cili e quajti “përdhunues”.

UFC-ja mesazhet e McGregorit i ka quajtur të papranueshme.

Kampioni Nurmagomedov ka akuzuar irlandezin se ka fyer një fe të tërë me fjalët që ka përdorur.

Nurmagomedov kishte mposhtur McGregorin në luftën për titull të peshës së lehtë në UFC, vitin e kaluar.

Edhe Nurmagomedovi nuk mendon për rimeç me McGregorin Sport Nurmagomedovi nuk mendon për rimeç me McGregorin

McGregor thotë se dëshiron të ecë para dhe e ka përfunduar mesazhin e tij në Twitter me fjalët “shihemi në kafaz”.

McGregor në mars tha se është tërhequr nga seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera (MMA) - UFC.

Mirëpo, duket se ka ndërruar mendje.

“Unë dua të vazhdoj para, me gjithë tifozët e mi të gjitha besimeve dhe prejardhjeve. Gjitha besimet na sfidojnë ne që të jemi vetja jonë më e mirë. Është një botë dhe një për të gjithë. Tash shihemi në kafaz”, ka shkruar irlandezi.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së ka shkëmbyer fjalë të ashpra me Nurmagomedovin dhe të dy ishin suspenduar dhe gjobitur pas përleshjeve mes taborëve pas meçit të tetorit.

McGregor edhe më herët kishte fyer kampionin Nurmagomedov, duke e nxitur për rimeç.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se është i vetëdijshëm për këto shkëmbime fjalësh në rrjetet sociale.

Edhe Ikona e UFC-së do të kandidojë për president të Irlandës Botë Ikona e UFC-së do të kandidojë për president të Irlandës

“Situata ka përshkallëzuar në një nivel që nuk është i pranueshëm. Si e tillë, ne po marrim gjitha hapat e nevojshëm për të kontaktuar taborët e dy luftëtarëve dhe kjo situatë po adresohet nga gjitha palët”, ka thënë White.

Fitorja e Nurmagomedovit ndaj McGregorit me ndërprerje kishte thyer rekordet e UFC-së për shitje të abonimeve televizive - 2.4 milionë.