Khabib Nurmagomedov është njëri prej luftëtarëve më të mëdhenj në historinë e UFC-së dhe ish-kampioni nga provinca ruse e Dagenistanit asnjëherë nuk e fshehu admirimin e tij për Vladimir Putinin dhe sundimin e tij.
Mirëpo, as presidenti rus nuk e fshihte asnjëherë admirimin e tij për sukseset e Nurmagomedovit.
Luftëtari nga Dagestani u tërhoq nga sporti aktiv në vitin 2018 pas fitores ndaj Conor McGregorit dhe këtë akt e festoi duke u takuar me Putinin në pallatin presidencial në Moskë. Edhe pse nuk ishte sportist aktiv, Nurmagomedov ishte aktiv në rrjetet sociale duke postuar për ngjarjet aktuale në botë, por ai nuk ka reaguar qëkur Rusia e sulmoi Ukrainën.
E kjo heshtje e tij e ka irrituar tejmase luftëtarin e Ukrainës në UFC, Ihor Potierin që i dërgoi një mesazh të qartë Nurmagomedovit.
“Të kanë dashur miliona njerëz. Ti ke qenë shembull në shumë salla të mundjes, ndërsa karrierën e ke filluar në Ukrainë. Ke folur për nderin e besimin, ndërsa tani po hesht”, shkroi Potieri për Nurmagomedovin, i cili ende nuk i është përgjigjur.
-
Khabib: Luftëtarët nga Dagestani vijnë, rrahin të tjetër dhe marrin paratë – amerikanët nuk e duan këtë
-
Khabibin e largojnë nga aeroplani, kompania merr përgjegjësinë
-
Khabib Nurmagomedov pas një tjetër fitoreje: Ne jemi dinasti
-
Nurmagomedov nuk do të kthehet në “kafaz”
-
Nurmagomedov, karrierën e sportistit e vazhdon në futboll