Ish-kampioni i pamposhtur i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, është shfaqur kritik ndaj serisë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.
Sipas legjendës së kafazit, UFC-ja ka ndryshuar politikën e angazhimit dhe lëshimit të luftëtarë. Ai ndien që më shumë përkrahje kanë luftëtarët që kanë aftësi të flasin se të luftojnë në oktagon.
Khabib Nurmagomedov është shumë i suksesshëm si trajner.
“Më vjen keq për promocionet amerikane. Vijnë aq shumë luftëtarë të uritur nga Dagestani dhe ata nuk duan të provokojnë. Ata vetëm vijnë, rrahin njerëzit dhe marrin paratë. Kompanitë amerikane të promovimit këtë nuk e duan. Ato duan provokimet, e duan argëtimin. E kuptoj që në një mënyrë është biznes, por në fund të fundit është sport”, ka thënë Nurmagomedov në një samit sportiv.
Ai vlerëson se UFC-ja me qëllim shmang angazhimin e luftëtarëve dominues, sidomos atyre nga Dagestani, pasi nuk i përshtaten në kuptimin e argëtimit.
“Në sallën time në Dagestan janë 500 luftëtarë amatorë dhe të gjithë duan të jenë si unë. Të gjithë duan të jenë kampionë, të pushtojnë botën. Si do t’i ndalni ata? Momentalisht e shoh që disa kompani promovuese iu përmbahen politikës dhe thjeshtë nuk firmosin me ta pasi janë të lodhur. Të gjithë Nurmagomedovës, Magomedovët dalin në UFC dhe dominojnë. Por në vitet e fundit e kanë ndërruar politikën dhe kjo nuk më pëlqen. Kanë liruar shumë luftëtarë që nuk kanë humbur asnjëherë në UFC. Nuk është e drejtë, duhet që dikush të flas për këtë”, ka thënë Khabibi.