Vendet e Lindjes së Mesme "nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane", ka thënë të martën Udhëheqësi Suprem iranian, Mojtaba Khamenei.
Në një fjalim me shkrim për të shënuar sezonin e Haxhit Islamik, Khamenei ka folur për një "rend të ri" që po del për rajonin e Gjirit dhe botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për keqbërjet e tyre dhe për krijimin e bazave ushtarake në rajon, por dita-ditës, po largohen gjithnjë e më shumë nga statusi i tyre i mëparshëm", ka thënë Khamenei.
Në mesazh, Khamenei ka thënë po ashtu se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po "i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre të mjerë".
Më shumë se 10 javë pasi ai u shpall si udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë ose dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.
Mesazhi i fundit i Khameneit vjen ndërsa SHBA-ja dhe Irani përpiqen të gjejnë një zgjidhje për formulimin e një marrëveshje të mundshme për t'i dhënë fund luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.