Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një mesazh të shkruar të publikuar të enjten, ka thënë se një kapitull i ri për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit ka filluar të marrë formë që nga shpërthimi i luftës së Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, i cili që kur është emëruar nuk ka bërë asnjë paraqitje publike, ka thënë se Teherani do të sigurojë rajonin e Gjirit dhe do të eliminojë atë që ai e ka përshkruar si “abuzimet e armikut me rrugën ujore”.
Udhëheqësi Suprem ka shtuar se menaxhimi i ri i Ngushticës së Hormuzit do të sjellë qetësi, përparim dhe përfitime ekonomike për të gjitha vendet e Gjirit.
Bisedimet për fundin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit kanë ngecur, pas një rundi të parë të zhvilluar më 11 prill në Pakistan.
Përpjekjet për të mbajtur rundin e dytë kanë dështuar fundjavën e kaluar.
Pas kësaj, është raportuar se Trumpi ka kërkuar zgjatjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, teksa edhe Irani vazhdon bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.
-
Khamenei i ri zotohet për hakmarrje
-
Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se SHBA-ja s’do të ketë më strehë të sigurt në rajonin e Gjirit
-
Irani dhe SHBA-ja mund ta tolerojnë bllokimin e Hormuzit, por bota do ta paguajë çmimin
-
Irani “nuk do ta tolerojë” zgjatjen e bllokadës amerikane, thotë ushtaraku iranian
-
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit “në asnjë rrethanë” s’do të kthehet në gjendjen e mëparshme