Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka hedhur poshtë mundësinë e një rimeçi me Conor McGregorin, duke e quajtur irlandezin idiot dhe duke thënë se nuk është racionale të mendohet kjo. Ai ka kritikuar rivalin e tij.
Nurmagomedov mposhti McGregorin në tetor të vitit 2018, duke e detyruar irlandezin të dorëzohet në raundin e katërt, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Sun.
Fjalët kanë nisur të qarkullojnë se cili do të jetë kundërshtari i radhës i McGregorit, pas rikthimit triumfues të yllit të UFC-së muajin e kaluar, kur e shkatërroi shumë shpejt amerikanin Donald Cerrone.
Një rimeç me Khabibin është ajo që shumë tifozë duan të shohin.
Por kampioni i pamposhtur, rusi 31-vjeçar Nurmagomedov, ka hedhur poshtë këtë mundësi. Madje ai nuk ka dashur të dëgjojë për një rimeç, edhe pse është raportuar se nga Arabia Saudite ka ardhur një ofertë 100 milionë dollarëshe për organizimin e sfidës së dytë mes tyre.
Edhe
McGregor insiston në rimeçin me Khabibin
“Unë jam i befasuar se si njerëzit më bëjnë pyetje për rimeç. Unë kam bërë çdo gjë që kam dashur me të, ai u dorëzua. Si mund të diskutojmë për një rimeç? Të gjithë e panë se çfarë ndodhi në kafaz. Unë e kam kontrolluar luftën në çdo hap. Bëra çdo gjë me të dhe ai u dorëzua. Si mund të diskutojmë për rimeç? Ne vetëm po flasim për vazhdim të festimit dhe fitimit të parave. Nuk besoj se është racionale të më jepen 100 milionë dollarë për të mposhtur sërish atë idiot”, ka thënë Nurmagomedov për mediumet ruse.
Përballja e radhës për Khabib Nurmagomedovin është mbrojtja e titullit ndaj Tony Fergusonit.
McGregor, ndërkohë, ka pranuar se lufta e fjalëve me Khabibin ka dalë nga kontrolli gjatë promovimit të luftës së parë.
“Disa nga gjërat ndoshta shkuan tepër larg, por është ashtu si është. Është biznesi i luftimit. Në fund të ditës, shkoi ashtu si shkoi. Nuk ishte vetëm ajo që thuhej. Kishte veprime që çonin tek ato që thuheshin. Nuk ishin vetëm fjalë. Ishin veprimet që çuan tek ato fjalë”, ka thënë McGregor për ESPN.
Para përballjes, irlandezi kishte sulmuar autobusin ku ishte Nurmagomedov dhe një numër i luftëtarëve.
Edhe
UFC-ja dënon fjalorin e McGregorit, irlandezi paralajmëron kthimin
Ai madje e kishte quajtur menaxherin e Khabibit, Ali Abdelaziz një “mi terrorist”.
Nurmagomedov kishte dominuar përballjen me irlandezin. Por ajo përballje ra në hije të situatës që pasoi pas meçit. Nurmagomedov e kaloi kafazin dhe nisi të rrihej me taborin e McGregorit. Ndërkohë vazhdoi përplasja mes dy taborëve. Pati gjoba dhe suspendime ndaj dy luftëtarëve.