Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA sjell rregulla të reja financiare

uefa, sport, futboll

UEFA ka sjellë rregulla të reja financiare që do të thotë se do t’i limitojë shpenzimet e klubeve në paga, transferime dhe tarifat e menaxherëve në 70% të ardhurave të tyre.

Humbjet e lejuara përgjatë tri vjetëve po ashtu janë rritur prej 30 milionë eurove në 60 milionë euro.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga muaji qershor dhe klubet do të kenë tre vjet kohë për t’i zbatuar ato.

Klubet pritet të lejohen t’i shpenzojnë 90% të hyrave në sezonin 2023/24, 80% në edicionin 2024/25 dhe 70% një vit më vonë.

Artikuj të ngjashëm