Premier League ka nisur një hetim për shkelje të mundshme financiare nga skuadra e Chelseat. Chelsea ishte dënuar me rreth 10 milionë euro nga UEFA në muajin korrik për thyerjen e rregullave të “Fair Playt Financiar”, si rezultat i “dorëzimit të informatave të pakompletuara financiare”, për vitet 2012-2019.
“BBC” ka shkruar të mërkurën se edhe Premier League ka nisur një hetim për aspektin financiar të kësaj skuadre. Nëse Chelsea shpallet fajtor për këtë rast, atëherë do të ketë heqje të pikëve dhe gjobë.
Kampioni anglez, Manchester City, ishte akuzuar për thyerje të rregullave financiare, por ato ishin mohuar nga fituesi i tripletës. Edhe Evertoni kishte thënë se nuk ka bërë asgjë të parregullt dhe ka mohuar thyerjen e rregullave financiare.