Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se do të lejohet prania e shikuesve në ndeshjen e Superkupës së Evropës, që do të zhvillohet ndërmjet Bayernit dhe Sevillas.
Kjo do të thotë se një pjesë e shikuesve do të lejohen në tribuna më datën 24 shtator kur edhe do të zhvillohet ndeshja ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Ligës së Evropës, që do të luhet në Budapest të Hungarisë, transmeton KOHA.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim që ndeshja e Superkupës së Evropës, do të luhet me një numër të zvogëluar të spektatorëve – deri në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e UEFA-s.
Ndërkohë, sa u përket ndeshjeve të tjera UEFA ka thënë se ato do të vazhdojnë të luhen prapa dyerve të mbyllura deri në njoftimin e ardhshëm.
-
UEFA lejon kthimin e shikuesve në stadiume, por në Shkup nuk do të ketë të tillë
-
UEFA lejon kthimin e tifozëve në tribuna
-
UEFA në bisedime me Hungarinë për Superkupën pas mbylljes së kufijve
-
Në Kosovë nuk ka shpresë për një kthim të shpejtë të shikuesve në tribuna
-
UEFA synon të testojë kthimin e tifozëve në stadiume në Superkupën e Evropës