Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Kosovë nuk ka shpresë për një kthim të shpejtë të shikuesve në tribuna

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) planifikon të lejojë kthimin e një numri të caktuar të shikuesve në ndeshjen e Superkupës së Evropës që do të luhet në Budapest më 24 shtator. Dueli që do t’i vërë përballë fituesin e Ligës së Kampionëve me të Ligës së Evropës pritet të jetë test, për të shikuar mundësinë e kthimit të tifozëve në tribuna edhe në ndeshjet e ekipeve dhe të përfaqësueseve.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, është thënë se të gjitha vendimet do të merren pas rekomandimeve të ekspertëve duke respektuar masat që kërkohen nga organet shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendimin e marrë të mërkurën nga KE e UEFA-s thuhet se është herët të lejohen shikuesit në takimet e Ligës së Kombeve në muajin shtator. Në shtator, Kosova do t’i luajë dy ndeshje të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, atë më 3 shtator kundër Moldavinë në Parma të Italisë, kurse pas tri ditësh në “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë.