Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese transferon Walacen

Skuadra e Serie A së Italisë, Udinese, e ka transferuar mesfushorin brazilian të Hannoverit, Walace, për gjashtë milionë euro, njoftoi faqja zyrtare e klubit.

Walace ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Udinesen. Mesfushori 24-vjeçar ka pesë ndeshje me Brazilin, ndërsa ka luajtur për Brazilin edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio de Janeiro dhe në Copa America të vitit 2016, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nisi karrierën me Gremion në Brazil, para se të transferohej në Gjermani në vitin 2017, te Hamburgu.

Më pas kaloi te Hannoveri, mirëpo dështoi të ndihmonte skuadrën të mbijetonte në Bundesligë sezonin e kaluar. Kështu që ka kërkuar largimin nga skuadra dhe karrierën do ta vazhdojë në Serie A.