Pas humbjes nga Juventusi në xhiron e parë, skuadra e Udineses ka marrë një barazim në kuadër të xhiros së dytë të Serie A.
Të hënën mbrëma, Udinese ka luajtur 1:1 në udhëtim te skuadra e Salernitanas. Për Salernitanan, ky është barazimi i dytë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në elitën e futbollit italian.
Mesfushori Lazar Samarxhiq, e kaloi Udinesen në epërsi në minutën e 57-të. Megjithatë, Salernitana arriti të barazoj shifrat me anë të sulmuesit Boulaye Dia.
Ai shënoi në minutën e 72-të pas asistimit të Antonio Candrevas.
Artikuj të ngjashëm