Takimi i tetë i ndërsjellë në Serie A ndërmjet Bolognas dhe Salernitanas është mbyllur baras.
Bologna dhe Salernitana barazuan 1:1 të enjten mbrëma në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit të Italisë.
Vendësit kaluan të parët në avantazh në minutën e 52-të nëpërmjet sulmuesit Marko Arnautoviq që shënoi nga penalltia.
Golin e barazimit, mysafirët e realizuan në minutën e 88-të. Shënoi sulmuesi Boulaye Dia.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Salernitana ka grumbulluar pesë pikë dhe renditet në vendin e 10-të.
Bologna e vendit të 16-të ka dy pikë në katër ndeshje.
Artikuj të ngjashëm