Skuadra e Bolognas ka siguruar një pikë në shtëpi përballë Genoas.
Në ndeshjen e parë të xhiros së 19-të në Serie A të Italisë, të zhvilluar të premten, Bologna luajti baras 1:1.
Në fakt, Bologna e siguroi barazimin në kohën shtesë të takimit pasi ishte në disavantazh prej pjesës së parë.
Genoa kaloi në epërsi në minutën e 20-të me anë të sulmuesit Albert Gudmundsson që shënoi nga gjuajtja e lirë.
Megjithatë, në minutën e 95-të, Bologna barazoi rezultatin nëpërmjet rezervistit Lorenzo De Silverstri.
Me këtë barazim, Bologna mbetet e pesta në tabelë me 32 pikë të mbledhura, ndërsa Genoa ka 21 pikë dhe regjistroi barazimin e dytë rresht.