Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo barazon me Salernitanan

Sassuolo nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Salernitanas.

Dueli i parë i xhiros së 12 të kampionatit italian, që u luajt të premten, përfundoi me rezultatin 2:2.

Sassuolo e nisi furishëm takimin dhe shënoj dy gola të shpejtë.

Sulmuesi Ikwuemesi shënoi për 1:0 në minutën e 5-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Boulaye Dia në minutën e 17-të.

Sassuolo u kundërpërgjigj me anë të mesfushorit Kristian Thorstvedt, i cili shënoi dy gola. Golin e parë, ai e shënoi në minutën e 36-të, ndërsa të dytin në minutën e 52-të.

Edhe Vetëm një pikë për Interin në Torino Futboll 2 muaj më parë Vetëm një pikë për Interin në Torino

Për Sassuolon, ky është barazimi i tretë këtë edicion, ndërsa ka tubuar 12 pikë.

Në anën tjetër, Salernitana ka 5 pikë dhe zë vendin e fundit të tabelë. Është ekipi i vetëm në Serie A, që ende nuk di për fitore.