Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ndalet në barazim

AC Milan - Serie A

Milani nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen në shtëpi.

Të hënën mbrëma barazoi përballë Salernitanas me shifrat, 1:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në “San Siro” dhe i takoi javës së 26-të të Serie A të Italisë.

Olivier Giroud realizoi në minutën e 45-të golin e epërsisë, kurse Dia barazoi shifrat në 1:1 për Salernitanan në minutën e 61-të.

Me këtë barazim, Milani mbetet në vendin e katërt me 48 pikë, kurse Salernitana është në vendin e 16-të me 26 pikë.

https://streamin.me/v/75f6d7a3

 

Artikuj të ngjashëm