Për një moment u mendua se amerikani Noah Lyles ka vendosur rekord bote në 200 metra, duke vrapuar për 18.90 sekonda në Lojërat e Inspirimit, por u konfirmua se ai kishte vrapuar vetëm 185 metra, shkruan BBC.
Koha e Lylesit, po të ishte në 200 metra, do të kishte thyer bindshëm rekordin e botës prej 19.19 sekonda që e ka vendosur xhamajkani Usain Bolt në vitin 2019.
Duke e marrë parasysh se rekordi personal i Lylesit ishte 19.50 sekonda dhe ai po vraponte në një erë të fortë nga para, koha e tij menjëherë u sfidua.
Vetëm pesë minuta më vonë u mësua se kampioni i botës Lyles, që po vraponte i vetëm në Florida, ka startuar nga korsia e gabuar dhe ka vrapuar 15 metra më pak sesa rivalët në shtigjet tjera. Ai u diskualifikua.
“Nuk mund të luani me emocionet e mia kështu...”, ka shkruar Lyles 22-vjeçar në Twitter.
-
Noah Lyles e fiton garën interesante në 200 metra vrapim, barazon rekordin e Boltit
-
18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë
-
E arta për SHBA-në në stafetën 4x100 metra
-
Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit
-
Kush është Bosi, “mbreti i shpejtësisë” në Botëror?