Sport

Lyles triumfon në 100 metra vrapim në Kampionatin Botëror

Noah Lyles e fitoi garën e vrapimit në 100 metra në Kampionatin Botëror.

Tani synon që të bëhet atleti i parë që prej Usain Boltit që triumfon në 100 dhe 200 metra vrapim në Botërore. Lyles, dy herë kampion bote në 200 metra vrapim, garoi për herë të parë në disiplinën 100 metra.

Ai e përfundoi garën me 9.83 sekonda. Vendin e dytë e zuri Letsile Tebogo nga Botsvana.

Tebogo u bë afrikani i parë që fiton medalje në 100 metra vrapim. Ndërkohë, vend në podium ka zënë edhe britaniku Zharnel Hughes.

Hughes e fitoi medaljen e bronztë. Lyles do të garojë në disiplinën 200 metra vrapim më vonë gjatë kësaj jave.