Turqia e mposhti Rusinë në Grupin B3 dhe bëri hap të madh për mbetje në rangun e dytë të Ligës së Kombeve.
Skuadra turke të dielën në mbrëmje mposhti atë ruse me rezultatin 3:2.
Vizitorët shënuan të parët nëpërmjet Denis Cheryshevit në minutën e 11-të.
Shpejtë u barazuan rezultatet. Ishte sulmuesi Kenan Karaman realizator i golit të barazimit në minutën e 26-të.
Gjashtë minuta më pas, Cengiz Under i kaloi vendasit në epërsi me këtë gol të shënuar.
Turqit nuk u ndalën me kaq. Pak pas fillimit të pjesës së dytë, sulmuesi tjetër Cenk Tosun ishte i saktë nga pika e bardhë për 3:1.
Deri në fund, Daler Kuzyayev shënoi për rezultatin final, 3:2.
Turqia ndeshjen e radhës dhe të fundit në Ligën e Kombeve për këtë edicion, e luan në udhëtim te Hungaria, kurse Rusia i shkon Serbisë.