Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuci i kthehet Lokomotivës pas 10 muajsh

Indrit Tuci është kthyer në fushë sërish pas dëmtimit që e la atë jashtë për një kohë të gjatë.

Futbollisti i Shqipërisë që luan me skuadrën kroate Lokomotivën e Zagrebit, pati lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit. Shkaku i lëndimit ai u desh të operohej por është kthyer të premten gjatë ditës pas 10 muajsh mungesë.

Tuci u fut në lojë në pjesën e dytë në fitoren 3:2 në miqësore kundër Dubravës. Art Smakaj i Kosovës e shënoi golin e tretë në fitoren e skuadrës ku aktivizohen shumë shqiptarë.