Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli do t’i ketë 175 milionë euro për shpenzime

Sukseset e Thomas Tuchelit kanë bërë që skuadra e Chelseat të mendojë seriozisht për sezonin e ardhshëm.

Është thënë se “Blutë e Londrës” do t’i kenë të gatshme 175 milionë euro për shpenzime në afatin kalimtar të verës, nëse trajneri Tuchel dëshiron të bëjë transferime.

Prioritet mbetet një golashënues stabil, sepse Olivier Giroud dhe Tammy Abraham, nuk po i plotësojnë kërkesat e skuadrës londineze.

Në “radarin” e Chelseat janë sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, si dhe ai i Interit, Romelu Lukaku.

Kontratat e Haalandit me Dortmundin dhe ajo e Lukakut me Interin, përfundojnë në vitin 2024.