Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli konfirmon interesimin e Chelseat për Haalandin

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Chelsea është i interesuar për Erling Haalandin dhe se ka bisedime të vazhdueshme për të, si transferim të mundshëm.

Haalandi është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian tash e dy vjet. Shkëlqeu te Red Bull Salzburgu, ndërsa formën e mirë po e vazhdon te Dortmundi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Norvegjezi ka shënuar 70 gola në 69 paraqitje qëkur iu bashkua Dortmundit për 20 milionë euro në janar të vitit 2020. E ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Chelsea duket më i interesuari deri tani.