Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është në kërkim të një sulmuesi.
Pas problemeve të fundit me Romelu Lukakun, trajneri gjerman u ka kërkuar drejtuesve të klubit të gjejnë zëvendësuesin e belgut.
Sipas “Daily Star”, në listën e dëshirave të klubit londinez janë Robert Lewandowski dhe Mauro Icardi.
Por drejtuesit e klubit mund ta rikthejnë nga huazimi sulmuesin, Tammy Abraham, që është i huazuar te Roma. Abraham ka shënuar 12 gola këtë sezon me klubin italian.