Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tuchel pritet ta lërë jashtë skuadrës Lukakun

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, po konsideron mundësinë ta lë jashtë skuadrës sulmuesin Romelu Lukaku për ndeshjen e sotme derbi kundër Liverpoolit, që zhvillohet nga ora 17:30.

Intervista shokuese e Lukakut për Sky Italia, që u publikua pjesërisht këtë javë, ka irrituar tejmase trajnerin gjerman dhe bordin e Chelseat.

Tuchel ka mbështetjen e plotë të bordit për çfarëdo mase që mund të ndërmarrë ndaj sulmuesit belg.

Lukaku në intervistë deklaroi se nuk ishte i lumtur me situatën te Chelsea dhe u shpreh i penduar për kalimin në “Stamford Bridge”, duke i kërkuar falje tifozëve të Interit për mënyrën se si u largua.