Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karriera e Lukakut te Chelsea nuk ka mbaruar

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Romelu Lukaku të ringjallë karrierën e tij te klubi londinez kur të kthehet nga huazimi, raporton ESPN të hënën.

Sulmuesi belg është i huazuar tek Interi, ndërsa Chelsea nuk është i interesuar për shitjen e tij. Lukaku nuk ishte i kënaqur te Chelsea, kur skuadra drejtohej nga trajneri Thomas Tuchel. Interi nuk ka opsionin e blerjes pas përfundimit të huazimit.

Sulmuesi 29-vjeçar i ka munguar për disa ndeshje Interit për shkak të një lëndimi. Ai ka shënuar një gol, ndërsa ka dhënë edhe një asistim në tri paraqitje në Serie A.