Aston Villa ka shprehur interesim për sulmuesin Romelu Lukaku, ka njoftuar të mërkurën “The Sun”. Lukaku po pëlqehet shumë nga trajneri i Aston Villas, Unai Emery, i cili po insiston në transferimin e tij.
Krerët e Aston Villas tashmë kanë nisur kontaktet me Chelsean, ekip që e ka në pronësi kartonit e sulmuesit belg. Lukaku këtë edicion është i huazuar tek Interi por ekipi italian nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij dhe Aston Villa është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit.
Lukaku ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion me fanellën e Interit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 6 herë në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm