Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel po insiston për transferimin e një qendërmbrojtësi në fund të këtij sezoni.
Bëhet e ditur se Tuchel po e kërkon Eder Militaon e skuadrës së Real Madridit. Trajneri gjerman e pëlqen shumë Militaon, i cili këtë edicion po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga.
Tuchel po insiston për Militaon duke pasur parasysh se Antonio Ruediger e Andreas Christensen nuk kanë pranuar rinovimin e kontratave me Chelsean, që u skadojnë në verë.
Militao 24-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2025 kurse në “Santiago Bernabeu” u transferua në vitin 2019 nga Porto. Këtë sezon, Militao në 30 ndeshje në të gjitha garat, ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Artikuj të ngjashëm