Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Militaon

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, brazilianin Eder Militao, raporton “Tuttosport” të mërkurën. Militao vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga, ndërsa Juventusi po synon transferimin e tij këtë verë.

Ai tek ekipi italian po shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes. Mësohet se Juventusi është gati të ofrojë mbi 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

Militao ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka shënuar tri gola në të gjitha garat. Ai është pjesë e skuadrës nga La Liga prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Porto.

Artikuj të ngjashëm