Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Real Madridit, brazilianin Eder Militato. “Marca” raporton të martën se drejtuesit e Chelseat po përgatitin ofertën për ta bindur Realin në lirimin e 24-vjeçarit. Londinezët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Antonio Ruedigerit e Andreas Christensenit, dhe po e shohim Militaon si përforcim të duhur për repartin defansiv.
Militao sezonin e fundit pati paraqitje fantastike me Realin, ekip me të cilin e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Në 50 paraqitje në të gjitha garat, braziliani kontribuoi me dy gola e tri asistime. Militao ka kontratë me Realin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet 60 milionë euro.