Stefanos Tsitsipas ka shkruar historinë për Greqinë në botën e tenisit. Tsitsipas u bë greku i parë që arrin finalen e një Grand Slami, pasi në Roland Garros mposhti në gjysmëfinale Alexander Zverevin.
Numri 5 në botë fitoi në sete 3:2 (6:3, 6:3, 4:6, 4:6, 6:3) pas 3 orë e 40 minutave lojë.
Tsitsipas në finale pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.