Real Madridi është duke planifikuar ta shesë Vinicus Juniorin.
Sulmuesi brazilian nuk ka arritur ta gjejë vetën te skuadra madrilene dhe pritet të largohet. Madje ai ka humbur edhe vendin e titullarit te “mbretërit”. Sipas mediave spanjolle, trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e talentit brazilian.
Situatën e 20-vjeçarit janë duke e monitoruar Liverpooli, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali. Edhe drejtuesit e klubit të Real Madridit, janë të gatshëm ta shesin lojtarin.
Vinicus ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2025.